Aktualitet dhe Lajme

Ksamil/ 54-vjeçari i zë shtëpinë 38-vjeçares, i ndërron bravën dhe vendos kamera

Share

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Ksamil, ku një 54-vjeçar është arrestuar nga Policia, pasi ka ndërhyrë në mënyrë të paligjshme në një banesë që nuk i përket.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin A. L., 54-vjeç, banues në Ksamil, i cili akuzohet se ka dhunuar dhe marrë në përdorim me forcë banesën e një gruaje, shtetases B. L., 38-vjeçe, gjithashtu banuese në Ksamil.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur më datë 31 maj 2025, kur është konstatuar se A. L. ka hapur me forcë derën e banesës, ka ndërruar bravën e portës, si dhe ka instaluar kamera sigurie dhe vendosur një portë të re, duke marrë kontrollin fizik të pronës në mënyrë të paligjshme.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Sarandës për veprime të mëtejshme, ndërkohë që 54-vjeçari pritet të përballet me akuzat për dëmtim prone, hyrje të paligjshme në banesë dhe marrje të padrejtë në posedim të pasurisë së tjetrit.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin A. L., 54 vjeç, banues në Ksamil, pasi më datë 31.05.2025, është konstatuar se në mënyrë të përsëritur ka dhunuar banesën e shtetases B. L., 38 vjeçe, banuese në Ksamil, e cila është e pajisur me certifikatë pronësie për këtë banesë. Ky shtetas dyshohet se ka hapur me forcë dhe ndërruar bravën e portës, si dhe ka instaluar e vendosur kamera sigurie dhe një portë të re, në banesën e 38-vjeçares.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button