Aktualitet dhe Lajme
Kryeminstri Rama publikon pamje nga Parku Arkeologjik Nënujor i Durrësit: Çdo amforë rrëfen një kujtim të lashtë (VIDEO)

Këtë të mërkurë, në një postim në “Facebook”, kryeministri Edi Rama, ka ndarë këtë mëngjes pamje nga Parku Arkeologjik Nënujor i Durrësit, një prej pasurive kulturore më të veçanta të vendit.
Ai ka shprehur vlerësimin për këtë trashëgimi të lashtë që ruhet nën ujërat e Adriatikut.
“Mirëmëngjes dhe me këto pamje nga Parku Arkeologjik Nënujor i Durrësit, ku çdo amforë rrëfen e çdo valë mbart një kujtim të lashtë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Pamjet e publikuara nga kryeministri, vijnë në një periudhë kur qeveria po synon të promovojë më tej turizmin kulturor dhe arkeologjik, si pjesë e strategjisë për zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit.