Aktualitet dhe Lajme

Kryeministri Rama publikon pamje nga Unaza e Madhe

Share

Mëngjesin e sotëm, kryeministri Edi Rama, ndau pamje nga Unaza e Madhe, e cila ndihmon në qarkullimin e automjeteve.

Unaza e Madhe, një projekt prej 28.7 kilometrash i gjatë, që lidh kryeqytetin me të gjitha rrugët dalëse kombëtare, u çel plotësisht për kalimin e mjeteve më 30 dhjetor 2024.

Unaza e Madhe e Tiranës, është projekti më i madh infrastrukturor në kryeqytet, i finalizuar brenda afateve.

Ky projekt çliron Tiranën nga trafiku dhe do të ketë një ndikim të rëndësishëm në ekonomi, pasi vlera e pasurive të paluajtshme në këtë zonë është dyfishuar, duke shkuar në 1 200 euro/m², nga 600 euro që ishte para nisjes së ndërtimit të kësaj autostrade.

Për realizimin e projektit janë spostuar mbi 654 ndërtesa. Ajo është e kategorisë “A”, urbane dhe me ndriçim apo edhe zona të gjelbra.

Unaza e Madhe e Tiranës ka një gjatësi prej 28.7 kilometrash. Ajo lehtëson trafikun si dhe shkurton distancat. Përmes saj do të bëhet e mundur shpërndarja e trafikut.

Gjithashtu, ndërtimi i kësaj vepre ka ndikuar në mënyrë të ndjeshme në zhvillimin urban të zonave që ndodhen përgjatë aksit.

Unaza Veriore, segmenti që u hap i fundit, ishte e ndarë në 7 lote. Pjesë e projektit janë disa vepra arti, 4 kryqëzime në disnivel, 1 viadukt me gjatësi 420 m, dhe 2 ura mbi lumin e Tiranës me gjatësi 280 dhe 130 m.

Janë ndërtuar gjithashtu mure mbajtëse dhe pritëse, si dhe janë realizuar punime për mbrojtjen lumore me pilota, punime për spostimin e linjave të kanalizimeve, rrjetit të ujësjellësit dhe linjave të tensionit të mesëm dhe të lartë.

Janë realizuar gjithashtu sistemi i ndriçimit rrugor, sinjalistikës dhe sigurisë rrugore, si dhe brezat e gjelbëruar.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button