Aktualitet dhe Lajme
Kryeministri Rama feston ditëlindjen në punë, pritet me duartrokitje në selinë e PS, ja dhurata që mori nga stafi

Kryeministri dhe njëherazi kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka festuar sot 61 vjetorin e lindjes, por si zakonisht, kjo ditë e ka gjetur në krye të detyrës.
4 Korriku, që përkon edhe me Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është edhe data e lindjes së Kryeministrit shqiptar.
Rama është pritur me duartrokitje në selinë rozë, ku bashkëpunëtorët dhe anëtarë të stafit i kanë dhuruar një tufë trëndafila të kuq, simbolikë të së majtës.
Atmosfera në seli ka qenë e përzemërt dhe e thjeshtë, në përputhje me stilin e tij të zakonshëm të të festuarit, me fokus te puna dhe angazhimi politik.