Aktualitet dhe Lajme

Kryeministri polak publikon kërcënimet që mori pas atentatit të homologut të tij në Sllovaki

Share

Kryeministri polak Donald Tusk tha sot se ka marrë kërcënime pas atentatit ndaj homologut të tij sllovak, ndërsa një media raportoi se masat rreth sigurisë së kryeministrit polak do të shtohen.

Kryeministri sllovak Robert Fico u qëllua pesë herë në një atentat ndaj tij mesditën e djeshme pas daljes që tij nga një mbledhje qeveritare, shkruan Reuters.

Atentati ndaj Robert Fico shkaktoi reagime ndërkombëtare, me liderët botërorë që dënuan sulmin ndaj Fico.

“Shumë gjëra ndodhën dje,” tha Tusk në një postim në aplikacionin X, shoqëruar me një foto të një komenti që mori në rrejtin social nga një përdorues në X, ku shkruhej: “Sot, sllovakët na dhanë një shembull se çfarë duhet bërë me Donald Tusk, nëse ai vendos të mos vazhdojë të investojë në një aeroport të madh në Poloninë qendrore”.

Atmosfera politike në Poloni ka mbetur e tensionuar vitet e fundit , duke rezultuar në vrasjen e një kryebashkiaku liberal të qytetit të Gdańsk në vitin 2019, i cili ishte kritik ndaj politikave anti-emigracion të partisë së atëhershme Ligj dhe Drejtësi (PiS) në pushtet.

Faqja e internetit polake Wp.pl raportoi sot, duke cituar një burim në shërbimin e mbrojtjes shtetërore, se masat e sigurisë së Tusk do të forcohen pas atentatit ndaj Fico.

“Sigurisht, ne analizojmë dhe nxjerrim përfundime, por nuk flasim për to publikisht,” tha Ministri i Brendshëm polak Tomasz Siemoniak, sipas Wp.pl./m.j


Huazuar nga Javanews.al

Back to top button