fbpx
Aktualitet dhe Lajme

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut thirrje Mitsotakis: Kanë ikur kohët e politikanëve që poshtërohen

Share

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickovski ka bërë një reagim pas deklaratave të ashpra të Ministrit të Jashtëm grek, Georgers Gerapetritis dhe homologut të tij Kyriakos Mitsotakis.

Mickovski theksoi gjithashtu se maqedonasit janë mësuar me poshtërim dhe ofendim, por në fund fitojmë gjithmonë. Më tej ai u shpreh që ndien keqardhje që nuk sheh një ndryshim politikash në vend.

“Jam mësuar me poshtërimin dhe ofendimin, kështu ka qenë gjithë jetën, por në një farë mënyre fitoj gjithmonë në fund. Do të shohim se si do të shkojë në këtë rast. Më vjen keq që nuk shohin një ndryshim politikash këtu. Në vendin tonë, në qeverinë e Maqedonisë, kanë kaluar kohët e politikanëve me shpinë të përthyer, të politikanëve që poshtërohen, të politikanëve që janë të gatshëm të nënshkruajnë çdo gjë, por jo për të mbrojtur interesat e qytetarëve të Maqedonisë”, Mitckoski.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button