Kryeministri holandez Mark Rutte: Mjaft u ankuam për Trump! Duhet të shohim interesin tonë

Share

Kryeministri i Holandës dhe kandidati për të qenë Sekretari  i ardhshëm i NATO-s, Mark Rutte u shpreh këtë të shtunë se Europa duhet të ndalojë së ankuari për Donald Trump.

Komentet e Trump lidhur me vendet e NATO-s që nuk paguajnë kanë ngjallur mjaft reagim në kontinentin e vjetër prej shumë liderëve europianë. Por Rutte shprehet se Europa duhet të fokusohet tek interesat e saj dhe se çfarë mund të bëjë në mbrojtje të Ukrainës.

“Duhet të ndalojmë së qari dhe ankuari për Trump”, thotë Rutte. T

Teksa po ndjek punimet e Konferenës së Sigurisë në Mynih ai shton: “Unë nuk jam amerikan, nuk votoj në SHBA. Ne duhet të bashkëpunojmë me këdo, që është në podium”.




Huazuar nga Albeu.com

Reklama
Back to top button