Kriza politike në Francë/ Bayrou kërkoi votëbesim, Macron mbledh kabinetin qeveritar

“Është një votë qartësie dhe përgjegjësie. Nuk duhet të mohojmë dhe as të jemi në katastrofë”, tha Emmanuel Macron në një takim të kabinetit të Francës këtë mëngjes, sipas burimeve që morën pjesë në takim, në lidhje me vendimin e Kryeministrit François Bayrou për të kërkuar një votë besimi.
“Ne arritëm të konsolidonim financat publike midis viteve 2017 dhe 2019, duke krijuar vende pune dhe duke ulur taksat. Sfida mund të përballohet. Ky është një votë për situatën dhe parimet, jo për buxhetin, dhe kjo lejon negociata më pas”, theksoi presidenti francez.
Ndërkohë, qëndrimi i qeverisë franceze në lidhje me votimin e 8 shtatorit në Asamblenë Kombëtare u dha pas mbledhjes së kabinetit nga zëdhënësja e qeverisë Sophie Prima , duke theksuar se çështja nuk ka të bëjë me një buxhet, por me një diagnozë të kursit të vendit.
Prima tha se Presidenti francez Emmanuel Macron është në bashkëveprim, dakordësi dhe mbështetje të përsosur” me drejtimin e Bayrou-t për të prodhuar më shumë rritje dhe për të menaxhuar më mirë burimet publike. Ajo theksoi se “racionalizimi dhe vendosmëria” janë të nevojshme në periudhën e ardhshme.