Aktualitet dhe Lajme

Krimi zgjedhor/ Prokurorët e SPAK zbarkojnë në 12 qarqet e vendit, shoqërohen nga agjentët e BKH, ja zonat më problematike

Share

Që në orët e para të mëngjesit të sotëm, në 12 qarqet e vendit kanë zbarkuar Prokurorët e Prokurorisë së Posaçme.

Raportohet se ata shoqërohen nga agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Në qarqet që mund të konsiderohen si zona të nxehta për krimin zgjedhor, janë caktuar nga dy prokurorë.

Të tilla janë Fieri, Elbasani, Durrësi, Shkodra dhe Lezha.

Ndërkohë, në kryeqytet janë caktuar Prokurorë të Posaçëm.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button