Kreu i PD-së, Sali Berisha takon Presidentin e IDU: E njoha me farsën e fundit zgjedhore në Shqipëri

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është takuar me Presidentin e IDU-së, Stephen Harper në Bruksel.
Në postimin e tij në Facebook, Berisha thekson se e ka njohur presidentin e IDU-së me farsën e fundit zgjedhore në Shqipëri, ku manipulimet, shantazhet, vjedhjet dhe blerjet e votave, angazhimi i krimit të organizuar, sollën rezultatin e kërkuar nga narkokryeministri Edi Rama.
‘Një takim i rëndësishëm me Presdentin e IDU, Z. Stephen Harper, në Bruksel, të cilin e njohëm me farsën e fundit zgjedhore në Shqipëri’, shkruan Berisha në Facebook.
nioni Internacional Demokratik (IDU) i përbërë nga 84 organizata nga 65 shtete të botës, ka miratuar me votë unanime rezolutën që kërkon reforma të rëndësishme për forcimin e demokracisë në Shqipëri.
Anëtarët kryesorë të IDU-së janë partia republikane amerikane dhe konservatorët britanikë. Kërkesat e IDU-së për Shqipërinë përfshijnë ndalimin e persekutimit politik kundër udhëheqësve të opozitës, duke siguruar një mjedis të drejtë dhe të hapur për fushata pa frikë nga ndjekjet politike.