Aktualitet dhe Lajme

Kreshnik Spahiu: 4 arsyet e fshehta pse Komisioni Antikorrupsion u prit keq nga SHBA dhe BE

Share

Pasi mazhoranca miratoi e vetme ngritjen e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion, SHBA dghe BE kërkojnë transparencë dhe gjithëpërfshirje. Analisti Kreshnik Spahiu në një intervistë për Report Tv analizoi reagimet e ndërkombëtarëve mbi këtë komision, ndërsa renditi edhe 4 arsyet e fshehta se përse u prit keq nga SHBA dhe BE.

Arsyeja e parë, sipas Spahiut është se Partia Socialiste e miratoi rezolutën dhe ngritjen e Komisionit Antikorrupsion me nxitim dhe pa u konsultuar me përfaqësitë diplomatike. Për gazetarin Arbër Hitaj, analisti Spahiu rendit edhe arsyen e dytë, duke thënë se rezoluta ishte e përgjithshme kishte momente juridike të paqarta.

“SHBA dhe BE kanë 4 arsye të cilat e kanë pritur keq rezolutën e votuar në mënyrë të njëanshme nga socialistët. Kjo për faktin se nuk ka pasur një konsultim të plotë të socialistëve me përfaqësitë diplomatike. Ka pasur një nxitim. SHBA janë në procesin e pritjes së ambasadorit të ri të SHBA që do jetë në vigjilje të fetës së pavarësisë të SHBA. SHBA do marrë një rol 10 herë më aktiv se ç’ishte tani pa prezencën e ambasadorit. Ky nxitim po ngjan sikur po bëhej një votim pa ardhur ambasada.

Rezoluta ishte shumë e përgjithshme dhe kishte momente juridike të paqarta që lidheshin me komisionin”, tha Spahiu për Report Tv.

Në intervistën për Report Tv, Spahiu thotë se arseja e tretë se përse u prit keq ky komision nga ndërkombëtarët është se nuk ka pasur konsensus me opozitën, pasi do duhen ndryshime kushtetuese për të cilat mazhoranca nuk i ka votat e vetme.

“E treta, është se çështja e paketës ligjore që do përcaktonte komisioni në lidhje me reformën antikorrupsion, për ekspertët e huaj që kanë qenë të shqetësuar është se paketa Antikorrupsion kërkon votim të cilësuar, se kërkon ndryshime kushtetuese apo ndryshime të kodeve. Do të thotë të ndërhysh në ligjet organike, kërkojnë o 84 vota, ose 93 vota, kërkon një bashkim ndërpartiak, nuk arrihet me vota të njëanshme. Do ishte reformë e pjesshme”, tha analisti Spahiu për Report Tv.

Në arsyen e katërt, Spahiu thotë se nuk ka pasur një konsultim me SPAK dhe sipas tij, institucionet e drejtësisë kanë çuar mesazhe të ndërkombëtarët se mudn të ketë mbivendosje të pushteteve. Sa i takon qëndrimit të Dumanit në Komisionin e Ligjeve për këtë çështje, duke thënë se kuadri ligjor është i plotë dhe s’ka nevojë për ndryshime, analisti Spahiu thotë se nën rreshta kuptohet që SPAK është kundër kësaj iniciative.

“E katërta është fakti që SPAK nuk ka marrë asnjë informacion dhe nuk është konsultuar për këto. Institucionet e drejtësisë kanë çuar mesazhe të ndërkombëtarët të shqetësuar se mund të ketë një mbivendosje të pushteteve. SPAK nuk është pyetur për këtë gjë. Madje kreu i SPAK ka thënë se ne konsiderojmë që kuadri ligjor është i plotë dhe s’kemi nevojë për ndryshime, nën rreshta unë lexoj që SPAK ishte kundër kësaj iniciative që mund të cenonte veprimtarinë e SPAK”, u shpreh Spahiu.


Huazuar nga Javanews.al

Back to top button