KQZ rrëzon pretendimet e PD për “trenin Bullgar”

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rrëzuar pretendimet e Partisë Demokratike për “trenin bullgar” të pretenduar për ngjarjen e Peqinit, ku opozita deklaroi se kishte kapur fletë votimi në një lokal dhe që përdoreshin nga Partia Socialiste për manipulimin e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi i ka kthyer përgjigjet sot përfaqësuesit ligjor të koalicionit Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore, Franc Nuri, mbi kërkesën për ekspertim të datës 23 maj.
Sipas përgjigjet së KQZ-së nuk është evidentuar ndonjë rast ku fletë votimi të papërdorura të jenë administruar jashtë kutive të materialeve zgjedhore.
“Në përgjigje të shkresës suaj, administruar me tonën nr. 4865 prot., datë 23.5.2025, me lëndë “Kërkesë për informacion dhe ekspertim të pavarur mbi materialet zgjedhore të kapura në Peqin, Qarku Elbasan, më datë 22.05.2025”, ju bëjmë me dije sa më poshtë: Gjatë procesit të marrjes në dorëzim të bazës materiale të dërguar nga KZAZ.com nr. 45, Peqin, nuk është evidentuar ndonjë rast ku fletë votimi të papërdorura të jenë administruar jashtë kutive të materialeve zgjedhore të kësaj KZAZ-je””, thuhet në përgjigjen e Celibashit.
Partia Demokratike pretendonte se fletët e votimit që janë gjetur në një lokal në Peqin janë përdorur për fenomenin e “trenit bullgar”