Aktualitet dhe Lajme

KQZ certifikoi rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit, Partia Demokratike padi në Kolegj: Vendimi nuk mund të pranohet

Share

Partia Demokratike i është drejtuarit Komisionit Rregullator me një padi ku kërkon shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve të 11 majit, rezultat i certifikuar nga këta të fundit më 28 gusht, duke shpallur fitues me 83 mandate Partinë Socialiste nën udhëheqjen e Edi Ramës.

Në kërkesë padi, përmenden raportet e ndërkombëtarëve, përfshirë atë të OSBE-ODIHR, duke pretenduar se procesi zgjedhor është në shkelje totale ligjore dhe proceduriale.

Partia Demokratike dhe njëherë thekson se ky rezultat i shpallur i vlefshëm nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, nuk do të pranohet nga opozita.

“Duke qenë se këto shkelje janë të dokumentuara dhe të konfirmuara nga raportet e organizatave monitoruese ndërkombëtare si OSBE-ODIHR, si dhe nga praktikat e mbledhura gjatë procesit, është i qartë fakti që rezultati i shpallur nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve më 11 maj 2025 është i pavlefshëm dhe nuk mund të pranohet si i tillë. Për më tepër, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, i drejtuar nga Ilirjan Celibashi, nuk mori asnjë masë për të parandaluar apo adresuar këto problematika.

Vetëm një vendim i drejtë dhe i guximshëm i Kolegjit Zgjedhor do të shërbente si garanci për mbrojtjen e parimeve demokratike, respektimin e vullnetit qytetar dhe vendosjen e një precedenti të nevojshëm për të ardhmen e proceseve zgjedhore në Shqipëri. Ndaj, për të gjitha këto arsye, dhe duke marrë në konsideratë se provat dhe argumentet e paraqitura janë të plota dhe të pakundërshtueshme, kërkojmë që: Në seancën e gjykimit përpara Kolegjit, të kërkohet përfundimisht nga Kolegji Zgjedhor pranimi i plotë i kësaj padie sipas objektit të saj, duke vendosur: Ndryshimin e Vendimit nr. 34, datë 28.08.2025 të Komisionit Rregullator pranë KOZ, duke vendosur rrëzimin e propozimit të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) për shpalljen e rezultatit përfundimtar të Zgjedhjeve për Kuvend të datës 11 maj 2025”, thuhet ndër të tjera në padinë e PD.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button