Aktualitet dhe Lajme

Kosova: Irani duhet të ndalojë veprimet që cenojnë stabilitetin rajonal

Share

Qeveria e Kosovës ka reaguar dhe shprehur shqetësimin lidhur me situatën e tensionuar mes Izraelit dhe Iranit. Kosova u bëri thirrje palëve që të përmbahen, me qëllim të shmangies së përshkallëzimit të mëtejshëm të krizës së sigurisë në rajon.

Sipas tyre Irani ka përshpejtuar pasurimin e uraniumit saqë edhe Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike deklaroi të enjten se Irani nuk po përmbushte detyrimet e tij për mospërhapjen bërthamore.

Qeveria shton se Irani duhet të ndalojë veprimet hibride që cenojnë stabilitetin rajonal dhe më gjerë dhe t’i përmbahet detyrimeve të IAEA.

Kosova beson se zgjidhja diplomatike është rruga e duhur për adresimin e çështjeve të sigurisë, ndaljen e dhunës dhe për të parandaluar pasoja më të gjera rajonale e globale.

“Është thelbësore që jeta e civilëve të mbrohet në çdo rrethanë. U bëjmë thirrje qytetarëve të Republikës së Kosovës, sidomos atyre që ndodhen apo kanë kontakte në rajon, të ushtrojnë kujdes të shtuar dhe të ndjekin me përpikëri udhëzimet e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, si dhe ato të autoriteteve vendore ku ndodhen”, thuhet në njoftim.

Qeveria thotë se Kosova mbetet e përkushtuar ndaj vlerave të paqes, demokracisë dhe sigurisë ndërkombëtare dhe shpreh solidaritet me të gjithë qytetarët e prekur nga kjo situatë.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button