Korçë/ Ishte larguar nga banesa, gruaja gjendet pa shenja jete në lumin e fshatit Mborje
Mëngjesin e sotëm, një e moshuar nga Korça, është gjetur pa shenja jete në lumin e fshatit Mborje, ndërsa një ditë më parë ishte larguar nga banesa.
Sipas informacioneve, e moshuara vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Autoritetet po punojnë për shkaqet e vdekjes.
Nga deklarimet e marra familjarëve të saj, rezulton se kjo shtetase vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe ishte larguar nga banesa, ditën e djeshme.
Korçë/Informacion paraprak
Mëngjesin e sotëm, në lumin e fshatit Mborje, është gjetur pa jetë dhe pa shenja dhune shtetasja L. Th., rreth 80 vjeçe, banuese në Korçë. Nga deklarimet e marra familjarëve të saj, rezulton se kjo shtetase vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe ishte larguar nga banesa, ditën e djeshme.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.