Aktualitet dhe Lajme

Konstituimi i Kuvendit të Kosovës, dështon takimi me partitë politikë i thirrur nga Albin Kurti! Abdixhiku: Ishte një “farsë publike”

Share

Ka dështuar takimi mes kryeministrit në detyrë, Albin Kurti dhe krerëve të partive politike në Kosovë, me qëllim Konstituimin e Kuvendit.

Në përfundim të takimit, Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, e cilësoi si një “farsë publike”. Abdixhiku u shpreh se Kurti e thirri takimin për të aktruar, duke e konsideruar të papërgjegjshëm.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) priti këtë të shtunë në takim krerë të subjekteve tjera politike, në kërkim të konsensusit për konstituim të Kuvendit, pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.

Kujtojmw qw vetwm pak ditw mw parw, Gjykata Kushtetuese dha ultimatumin se Konstituimi i legjislaturës së nëntë të Kuvendit duhet të përmbyllet brenda një afati 30-ditor.

Në njoftim, gjykata theksoi se Seanca Konstituive është një akt kushtetues, i cili mund të quhet i përfunduar vetëm pas zgjedhjes së Kryesisë, përkatësisht Kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button