Konflikti me armë zjarri në Laç/ Si paraqitet gjendja shëndetësore e të rinjve që u plagosën në Laç, zbardhen detaje të reja

Këtë të shtunë, të shtëna me armë zjarri u regjistruan në laç, ku mbetën të plagosur pesë persona.
Detaje të reja mësohen për ngjarjen e rëndë. Sipas informacioneve, gjendja shëndetësore e të rinjve që mbetën të plagosur, vijon të jetë e rënduar për disa prej tyre.
Burime nga Spitali Universitar i Traumës, bëjnë me dije se pacientët A.N., 26-vjeç, dhe G.B., 24-vjeç, ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore dhe janë nën kujdes intensiv.
Të dy kanë plagë në zonën e legenit, duke bërë që mjekët të mbajnë nën monitorim të vazhdueshëm situatën e tyre.
Ndërkohë, pacientët e tjerë të plagosur, D.GJ., 26-vjeç, L.I., 26-vjeç, dhe A.GJ., 58-vjeç, raportohen në gjendje më të stabilizuar dhe janë koshientë.
Ata kanë pësuar dëmtime kryesisht në gjymtyrët e poshtme, dhe po marrin trajtim mjekësor të specializuar.
Ngjarja ka tronditur qytetin e Laçit dhe autoritetet po vijojnë hetimet, për të zbardhur rrethanat dhe motivet që çuan në këtë përplasje të armatosur.
Emrat e të plagosurve:
1. Angjelina Gjezaj
2. Amarildo Ndoj
3. Liridon Ismaili
4. Daniel Gjeloshi
5. Geri Bitri