Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve në Kosovë shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka shpallur këtë të shtunë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.
Bazuar në këto rezultate, Lëvizja Vetëvendosje është konfirmuar si partia e parë me 42.3 për qind të votave, duke marrë 48 mandate në Kuvendin e Kosovës.
Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 20.95 për qind të votave apo 24 mandate. Lidhja Demokratike e Kosovës i ka marrë 18.27 për qind të votave apo 20 mandate. Koalicioni AAK-Nisma ka dalë në vend të katërt me 7.06 për qind të votave apo tetë mandate.
Rezultatet e plota janë si më poshtë:
Lëvizja VETËVENDOSJE
Votat: 396,787 (42.30%)
Partia Demokratike e Kosovës (PDK)
Votat: 196,474 (20.95%)
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK)
Votat: 171,357 (18.27%)
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) – NISMA Socialdemokrate, Konservatorët, Intelektualët
Votat: 66,256 (7.06%)
Srpska Lista
Votat: 39,915 (4.26%)
Koalicioni për Familje
Votat: 20,023 (2.13%)
Kosova Demokratik Turk Partisi
Votat: 4,824 (0.51%)
Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës (IRDK)
Votat: 4,688 (0.50%)
Nova Demokratska Stranka
Votat: 4,158 (0.44%)
Za Slobodu Pravdu i Opstanak
Votat: 4,139 (0.44%)
Koalicija Vakat
Votat: 3,471 (0.37%)
Srpska Demokratiya
Votat: 3,271 (0.35%)
Partia Liberale Egjiptiane – PLE
Votat: 3,251 (0.35%)
Socialdemokratska Unija (SDU)
Votat: 3,042 (0.32%)
Partia e Ashkalianëve për Integrim
Votat: 2,196 (0.23%)
PDAK-LPBVotat: 2,056 (0.22%)
Spski Narodni Pokret
Votat: 1,846 (0.20%)
Yenilikçi Türk Hareket Partisi
Votat: 1,800 (0.19%)
Jedinstvena Goranska Partija
Votat: 1,734 (0.18%)
Nasa Bosnjacka Koalicija (Nasa Inicijativa i Bosnjacka Stranka)
Votat: 1,553 (0.17%)
DAPTIA Rome e Bashkuar e Kosovës
Votat: 1,350 (0.14%)