Koçiu viziton fëmijët e parë të vitit 2025, jep lajme të mira: Paketa e infertilitetit do jetë falas…
Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu u dha mëngjesin e kësaj të mërkure bonusin dy binjakëve që bekuan të parët vitin 2025.
Në spitalin mbretëresha geraldinë uroi dhe 6 familjet e tjera.
Më tej vizitën e vazhdoi te materniteti koço glozheni ku ditën e aprë të vitit erdhën në jetë dy djem.
Në fjalën e saj Minsitrja ne kete takim vuri theksin edhe te investimet e bëra për rritjen e kushteve të shërbimit.
“Këtë vit do të përfundojmë godinën e re të maternitetit duke iu dhënë mundësinë që dhe shërbimi I gjinekologjisë dhe i obsetrikës të ketë kushte bashkëkohore dhe ambiente shumë dinjitoze. Lajmi tjetër I mire është fakti që do të ofrojmë në maternitetin “Geraldinë”, paketën e infertilitetit falas që është një mundësi për gjithë çiftet e reja që nuk mund të sjellin në jetë një fëmijë.”
Rreth 227 mijë familje kanë marrë bonusin e bebes prej vitit 2019. Sipas kësaj skemë me 40 000 lekë përfitohet për lindjen e foshnjës së parë 80 000 lekë për fëmijën e dytë dhe 120 000 lekë për lindjen e foshnjës së tretë.