Aktualitet dhe Lajme

Klienti shqiptar e hodhi nga kati i dytë, 22-vjeçarja nga Venezuela ushtronte prostitucion në Durrës

Share

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me incidentin e regjistruar pak ditë më parë në Durrës ku një 22-vjeçare nga Venezuela përfundoi në tenden e një lokali pas një konflikti me një 39-vjeçar. Pas hetimeve të para u zbulua një rrjet prostitucioni me vajza të huaja. Ndërkohë tani bëhet me dije se vajzat kanë pranuar se kanë mbërritur në Shqipëri në fillim të muajit shkurt dhe janë vendosur me qira në një banesë në lagjen nr 2 ndërsa ushtronin profesionin e prostitucionit.

Ato më tej kanë shtuar se këtë aktivitet e ushtronin pas tutor dhe se paratë që fitonin ua dërgonin prindërve të tyre. 22-vjeçarja nga Venezuela jetonte me qera me disa shoqe të saj te cilat u ndoqën penalisht për ushtrim prostitucioni dhe përshtatje banese për përdorim lëndësh narkotike.

Hetimet janë thelluar edhe nëpër faqet online ku vajzat latine ekspozohen në Shqipëri me qëllim reklamimin e tyre. Prokuroria e Durrësit ju ka bllokuar 4 vajzave pasaportat deri në përfundim të hetimit të çështjes.




Huazuar nga Albeu.com

Një kafe nga ju!

Back to top button