Aktualitet dhe Lajme

Kishte mbetur i bllokuar në bjeshkët e Doberdolit, shpëtohet turisti nga Kosova

Share

Policia e Tropojës, në bashkëpunim me Emercengjat Civile të Kosovës i kanë ardhur në ndihmë një turisti, i cili kishte mbetur i bllokuar në një terren tejet të thepisur dhe me dëborë, në bjeshkët e Doberdolit.

Rreth orës 11:00, Emergjencat Civile të Kosovës kanë njoftuar se 3 tursistë nga Kosova, duke eksploruar aplet e Valbonës, me motorë bore, kishin mbetur të bllokuar, për shkak të terrenit të thepisur dhe me dëborë.

Pas disa orësh kërkime nga shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me Emergjencat Civile të Kosovës, në vendin e quajtur “Ura Pojanes”, u lokalizua turisti që kishte mbetur i bllokuar, ndërsa 2 turistët e tjerë kishin arritur të dilnin në zonën e Kosovës.

Turisti ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. /albeu.com




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button