Aktualitet dhe Lajme

Kishte ditë që nuk përgjigjej, gjendet i pajetë një person në Fier

Share

Një i moshuar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Fier. Kanë qenë banorët e zonës, të cilët kanë alarmuar policinë.

Më pas kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse, duke hyrë brenda në shtëpi nga dritaret në katin e 8-të të pallatit ku jetonte i ndjeri. Ngjarja e rëndë është shënuar në lagjen 8 Shkurti.

I moshuari u gjet pa shenja jete dhe ka dyshime se humbja e jetës erdhi si pasojë e shkaqeve natyrale.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button