Aktualitet dhe Lajme

Kievi ngre alarmin: Rusia planifikon të lëshojë sot një raketë balistike ndërkontinentale

Share

Shërbimi i inteligjencës ushtarake të Ukrainës tha sot se Rusia po planifikon të kryejë një lançim të një rakete balistike ndërkontinentale me qëllim frikësimin e Ukrainës dhe Perëndimit. Lansimi gjatë natës u urdhërua nga rajoni Sverdlovsk i Rusisë, tha shërbimi GUR në një deklaratë në aplikacionin Telegram. Shtohet se rrezja e raketës tejkalon 10,000 kilometra.

“Me qëllim që të ushtrojë presion dhe të frikësojë në mënyrë të dukshme Ukrainën, si dhe shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe NATO-s, vendi agresor Rusia synon të kryejë një lëshim, për qëllime “stërvitore dhe luftarake”, të një rakete balistike ndërkontinentale RS-24”, thuhet në deklaratën e GUR-së.

Për momentin, Rusia nuk ka bërë asnjë koment mbi njoftimin e shërbimit të inteligjencës ushtarake ukrainase.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button