
Në mbledhjen e kësaj të enjtjeje, 23 tetor 2025, Këshilli i Ministrave miratuar disa ndryshime në përbërjen e institucioneve dhe strukturave drejtuese.
Sipas vendimeve të fundit, Arta Dollani është liruar nga detyra e Drejtoreshës së Përgjithshme të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit.
Ndërkohë, Herida Duro është emëruar zëvendësministre e Arsimit, ndërsa Elda Xhumari merr detyrën e zëvendësministres së Mjedisit.
Gjithashtu, Roland Kristo, që mbante postin e zëvendësministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, është liruar nga kjo detyrë.
Start News
Reklama
