
SPAK ka refuzuar sot më 20 nëntor 2025, kërkesën e Këshillit Bashkiak të Tiranës për lejen, që kryebashkiaku Erion Veliaj të marrë pjesë fizikisht në mbledhjen e së nesërmes, ku do të shqyrtohet buxheti i vitit 2026.
Sipas burimeve, nuk është ende e qartë nëse Veliaj do të mund të marrë pjesë online në diskutim.
Kërkesa, e nënshkruar nga 22 këshilltarë të mazhorancës, argumentonte se prania e kryebashkiakut është e domosdoshme për prezantimin e dokumenteve buxhetore dhe raportimeve të institucionit.
Situata u krijua pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila anuloi vendimin e qeverisë dhe konfirmoi Veliajn në detyrë.
Start News
Reklama
