Aktualitet dhe Lajme
Keni bërë plane për në plazh? Mësoni si parashikohet të jetë moti nesër, ja si do të lëvizin temperaturat

Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira e alternime kthjellimesh.
Prezencë e reshjeve të herëpashershme të shiut me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit që në orët e para të mëngjesit.
Prej orëve të mesditës reshjet parashikohen në formën e shtrëngatave afatshkurtra përgjatë relieveve malore në lindje e pjesërisht në qendër të territorit.
Era do të fryjë me drejtim verilindje–veriperëndim me shpejtësi mesatare deri në 8 m/s, në lugina dhe bregdet era fiton shpejtësi deri në 18 m/s.
Valëzimi në det do të arrijë 2 deri 3 ballë.