“Kënetë”/ Boçi komenton fjalën kyçe të fushatës së Ramës: Kënetë është qeveria e tij, shan të tjerët me të metat që ka vetë

Gjatë një interviste në studion e News 24, nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka komentuar fjalën kyçe “kënetë” që përdori kryeministri Edi Rama gjatë fushatës zgjedhore.
Boçi theksoi se kur flasim për “kënetën”, këtë është qeveria aktuale e Ramës, duke e cilësuar atë si një “kënetë” për shkak të korrupsionit, mjerimit dhe burgosjes së politikanëve, duke referuar këto elementë që karakterizojnë një “kënetë”.
Boçi kritikoi kryeministrin për komplekset që ka dhe për faktin se shan të tjerët për defekte që i ka vetë.
Ai e komentoi gjithashtu, mbylljen e TikTok si një akt të censurës, duke e quajtur të papranueshëm një veprim të tillë që ka si qëllim kufizimin e lirisë së informacionit.
Luciano Boçi: Primaret që u mbajtën në PD ishin një mënyrë për të filtruar kandidatët për deputetë. Nëse do flisnim për kënetë, do ishte këneta e qeverisë së Ramës, ku ka burgosje të politikanëve, ka mjerim, ka korrupsion. Këto janë elemente të një kënete. Rama ka komplekse dhe këto komplekse i nxjerr jashtë vetes. Ai shan të tjerët, për defekte që ka vetë. Mbyllja e TikTok, patjetër që është një akt censure.