“Kemi lojtarë me kualitet, do ta mposhtim Serbinë”, Migjen Basha: Humbja në Elbasan më ka ngelur peng, të mbështesim lojtarët

Migjen Basha ka folur para duelit me Serbinë. Sipas ish-futbollistit të Kombëtares, kuqezinjtë duhet të fitojnë patjetër sonte, për të “harruar” humbjen 2-0 në “Elbasan Arena” disa vite më parë.
Ish-mesfushori shprehet se ekipi ynë ka mjaft lojtarë me eksperiencë dhe cilësore, që me kualitetin e tyre do të arrihnë të sigurojnë 3 pikët. Ndërkohë bën thirrje që të gjithë sonte të mbështesin djemtë që të krijohet një atmosferë e zjarrtë.
“Besoj që do të fitojmë dhe jam shumë optimist që Shqipëria do ta mposhtë Serbinë. Kemi lojtarë me shumë kualitet, edhe pse disa janë në moshë të re, kanë disa vite eksperiencë në kombëtare. Isha prezent kur humbëm 0 me 2 ndaj Serbisë në Elbasan, më ka mbet një peng dhe mërzi, shpresoj që kjo mërzi të më largohet nga një fitore sonte.
Atmosfera gjithmonë ka qenë fantastike edhe kur luanim në Qemal Stafa. Sonte, të gjithë do ta motivojnë skuadrën edhe me shumë që të fillojmë mbarë këtë edicion.
Më vjen shume keq për këtë situatë që ka ndodhur, sepse ata gjithmonë kanë qenë prezent pranë skuadrës”, ka deklaruar Basha për “GazetaBlic Sport”.