Këlliçi me qytetarët në Ndroq: Qëndresa juaj është shembulli se si qytetarët e lirë nuk i nënshtrohen një regjimi

Drejtuesi politik i qarkut të Tiranës, Belind Këlliçi ka nisur takime me qytetarët në Tiranë, për ti falënderuar për mbështetjen e dhënë në 11 maj.
Me anë të një postimi në Facebook, Këlliçi shkruan se, ka zhvilluar takime me banorë të degës nr. 15, që përfshin fshatrat Vaqarr, Pezë, Ndroq.
Reagimi i Belind Këlliçit:
U kthyem pas fushatës për t’i dhënë një falënderim të veçantë degës nr. 15, që përfshin fshatrat Vaqarr, Pezë, Ndroq.
Mirënjohje për të gjithë demokratët të cilët u përballën me një makineri shtetërore e kriminale të presionit, dhunës ndaj votës së lirë.
Kontributi, puna juaj e palodhur nuk do të shkojë kurrë dëm.
Qëndresa juaj është shembulli se si qytetarët e lirë nuk i nënshtrohen një regjimi gjithnjë e më të paturpshëm që zgjedhjet tashmë i ka kthyer në farsë!