Aktualitet dhe Lajme

Kejsi Tola rrëfen si “Frymë” u bë pasqyra e shpirtit të saj artistik

Share

Këngëtarja Kejsi Tola, ishte e ftuar në emisionin “Ndryshe” ku Salsano Rrapi dhe Elona Duro diskutuan me të për rrugëtimin e saj në industrinë muzikore. Kejsi tregoi se pas suksesit të hershëm dhe pjesëmarrjes në Festivali i Këngës në disa edicione, ajo nisi një periudhë vetëzhvillimi, duke eksploruar zhanre të ndryshme si pop, disco, R&B. Ajo theksoi se ky evolucion muzikor i ka dhënë më shumë siguri në vendimmarrjet artistike dhe një pamje më të gjerë në stilin e saj vokal dhe performancën skenike.

Fokus kryesor i intervistës ishte albumi i saj i fundit, EP-ja “Frymë”, një projekt shumë personal që shënon rikthimin e saj në skenë me tinguj modernë e energjikë. Kejsi shpjegoi se “Frymë” përmban këngë që lidhen me ndjenjat e saj personale, pa filtrime, dhe theksoi se çdo këngë është krijuar për të reflektuar momentin emocional ku ndodhej kur po i shkruante. Paralelisht me intervistën, u publikua edhe kënga “Frymë” në kanalin e saj në YouTube.

Mesazhi i saj është shumë i bukur dhe mua më pëlqen shumë se më kthen pas në fëmijëri, në shtëpinë e vjetër, më kthen në familje. Përveç melodisë, edhe teksti është shumë i rëndësishëm. Prandaj ndoshta është më shumë zemrës sime.
Në lidhje me rrugëtimin e këtij albumi me 5 këngë, ajo u shpreh:

Si fillim, fokusi im është të dalin të gjitha video-t e albimit “Frymë” deri në fund të qershorit sepse janë edhe tre të tjera përveç këtyre të dyjave që kanë dalë. Me shumë mundësi do mundohem që të nxjerr edhe një këngë tjetër në korrik. Uroj që të jetë gati, por prapë jam në diskutime për këtë. Pjesa tjetër janë koncerte, ndoshta club-e. Unë i mirëpres të gjitha ofertat që mund të jenë për mua. Patjetër gjëra që i përshtaten formatit tim. Do jem me eventet që jam gjithmonë.
Do të jetë pjesë e Festivalit të Këngës për këtë vit?

E mendoj. Nuk është se kam diçka konkrete. Kam disa këngë në fakt që mund të jenë një version, por nuk është se kam zgjedhur. Duke qenë se hoqa dorë njëherë nga Festivali, dua që të jem shumë e sigurt që mos të ndodhë më ajo dhe prandaj shkoj dhe të jem shumë e sigurt në momentin që do vendos./TAR




Huazuar nga albeu.com

Back to top button