Aktualitet dhe Lajme

Kapet në flagrancë duke vjedhur dyqanin në Mamurras, policia arreston 36-vjeçarin

Share

Një tentativë për vjedhje në një dyqan ushqimor në Mamurras është parandaluar falë ndërhyrjes së shpejtë të shërbimeve të Policisë së Kurbinit.

Ngjarja ndodhi gjatë natës, kur një 36-vjeçar, i identifikuar si A. M., banues në Mamurras, hyri i maskuar dhe me kapuç në një dyqan, pasi kishte thyer me çekiç xhamin e derës. Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin u nisën në drejtim të adresës dhe arritën ta kapin autorin në flagrancë, ende brenda në dyqan, me mjetin e krimit në dorë.

Gjatë kontrollit, policia sekuestroi çekiçin, maskën dhe kapuçin që u përdorën në tentativën për vjedhje. 36-vjeçari u arrestua në vendngjarje dhe ndaj tij janë ngritur akuzat për “Vjedhje”, mbetur në tentativë, “Sigurimi i mjeteve për vjedhje” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

Materialet procedurale i janë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë për veprime të mëtejshme.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button