Kaos në Tiranë/ Përplasen 6 makina në semafor, plagosen dy policë dhe një taksist

Një aksident me pasojë plagosjen e tre personave ka ndodhur pasditen e kësaj të shtunë në zonën e Laprakës. Sipas raportimeve në aksident janë përfshirë gjashtë automjete ku mbetën të plagosur dy policë, pasi makina e tyre u përplas me një taksi.
Për pasojë mbetën të plagosur efektivët E. Gj dhe E. J si dhe drejtuesi i automjetit taksi shtetasi A. M. Të plagosurit janë dërguar në spital për të marrë ndihnë mjekësore ndërsa gjendja e tyre shendetësore nuk bëhet me dije.
Sakaq, policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit i cili la të plagosur tre persona.
Njoftimi i Policisë
Rreth orës 19:30, në rrugën “Dritan Hoxha” në vendin e quajtur “Semafori i Laprakës”, janë përfshirë në përplasje 6 automjete.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar drejtuesi dhe pasagjeri në automjetin e policisë shtetasit E. Gj dhe E. J si dhe drejtuesi i automjetit taksi shtetasi A. M, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.