Aktualitet dhe Lajme
Kandidati për deputet, Xhemal Gjunkshi paraqitet në SPAK

Mëngjesin e sotëm, kandidati për deputet i PD-së, Xhemal Gjunkshi, është paraqitur në SPAK.
Xhemal Gjunkshi, ish-deputet dhe ish-shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura, mbërriti në SPAK rreth orës 09:49.
Ai u fut i vetëm brenda ambienteve të Prokurorisë së Posaçme, ndërsa nuk bëri komente për gazetarët.
Nuk dihet ende arsyeja përse Xhemal Gjunkshi, është thirrur nga Prokurorët e Posaçëm.