Aktualitet dhe Lajme
Kallas në Shkup: BE mbështet Maqedoninë e Veriut. Integrimi më i shpejtë, vetëm nëse ka vullnet politik

Përfaqësuesja e lartë e BE, Kaja Kallas ka zhvilluar një vizitë në Shkup. Ajo u shpreh se BE është mbështetës i rrugëtimit të integrimit europian të Maqedonisë së Veriut.
Në konferencën e përbashkët me kryeministrin Hristijan Mickoski, Kaja Kallas theksoi se Maqedonia vendin e ka në Bashkimin Evropian.
“Rruga drejt anëtarësimit nuk është e lehtë, por qëndroni në të. Merrni hapa drejt hapjes së kapitujve, dhe ne si BE do ta mbështesim edhe më shumë Maqedoninë e Veriut. Përparimi mund të jetë i shpejtë, vetëm nëse ka vullnet politik. Ne besojmë se integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE është receta më e mirë për paqen në rajon”, tha Kallas.
Sipas saj, aktualisht po punohet për zhbllokimin e procesit përmes pranimit të ndryshimeve kushtetuese.