Aktualitet dhe Lajme
Kalimtarë rastit pikasin një sasi eksplozivi në Durrës, policia rrethon zonën

Kalimtarë të rastit kanë njoftuar policinë në Durrës se kanë konstatuar një sasi eksplozivi. Sipas inforamcioneve paraprake, sasia e eksplozivit është pikasur në rrugë, në zonën e njohur si “Veliera”.
Gjithashtu bëhet me dije se momentalisht policia ka rrethuar të gjithë zonën tek Veliera, ndërsa pritet edhe mbërritja e forcave xhiniere.