Ka shanse që të vini më në pushtet? Berisha: PD dhe asnjë parti në botë, në farsë nuk fiton

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, teksa u pyet nës PD ka shans të vijë më në pushtet, ai theksoi se PD dhe asnjë parti në botë, në farsë nuk fiton. Në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Berisha u shpreh se PD-ja nuk i njeh këto zgjedhje. Berisha tha gjithashtu se PD ka vetëm dy plane, ai i mbrojtjes së votës së lirë dhe krijimin e një qeverie teknike.
Fevziu: A ka ndonjë shans PD të vijë më në pushtet?
Berisha: PD dhe asnjë parti në botë, në farsë nuk fiton.
Fevziu: Po si do bëni?
Berisha: Nuk fiton!
Fevziu: Si do fitoni?
Berisha: Ka mënyra të tjera.
Fevziu: Që janë?
Berisha: Nëse Edi Rama është i vendosur të mbajë në çdo çmim karrigen, shqiptarët do luftojnë me çdo çmim për votën e lirë.
Fevziu: Po si? Njerëzit ju ngrihën më për protesta?
Berisha: Tani, njerëzit… Çfarë po bëjmë ne? Ne po mbrojmë votën para shqiptarëve dhe botës, çka nuk është bërë më përpara. Po të ishte bërë në 2021, nuk ishte kaq në shkallë, por kishte motive, nuk do ishim sot këtu. Po të ishte bërë në 2021, sot…
Fevziu: Atëherë, cili është plani juaj?
Berisha: Plani im është ky. Do të përfundojmë këtë proces me sukses, të mbrotjes së votës. Plani tjetër, nuk njohim zgjedhjet dhe krijimin e një qeverie teknike për zgjedhje të lira.
Fevziu: Po s’ua jep këtë.
Berisha: Po s’i dha, ne do bëjmë çdo gjë ta detyrojmë.