fbpx
Aktualitet dhe Lajme

Jorida Tabaku: Rritja e pensioneve, një ofendim për pensionistët

Share

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka kritikuar rritjen minimale të pensioneve prej vetëm 25 lekësh në ditë, e cila pritet të hyjë në fuqi në muajin Tetor.

Sipas Tabakut, kjo rritje është një ofendim për 750 mijë pensionistët, të cilët përballen çdo ditë me çmime që janë rritur deri në 30% për ushqimet dhe shpenzimet bazë.

Ajo theksoi se ndërkohë që qeveria socialiste mburret me këtë rritje milimetrike, fondet publike po shkojnë për një pakicë të privilegjuar.

“Çfarë mund të blejë një pensionist me 25 lekë shtesë në ditë, kur çmimet e jetesës janë në rritje të vazhdueshme? Kjo është një padrejtësi e madhe ndaj pensionistëve tanë, që janë ndër shtresat më të nënpërkrahura të shoqërisë”, -tha Tabaku.

Ajo e cilësoi këtë situatë si pasqyrë e keqmenaxhimit të buxhetit nga qeveria, që mbështet pakicën në kurriz të shumicës së popullit.

Gjithashtu, Tabaku paralajmëroi se familjet shqiptare po varen gjithnjë e më shumë nga të ardhurat e emigrantëve, pasi rritja e çmimeve dhe mungesa e mbështetjes shtetërore po i shtyn të rinjtë të largohen në masë nga vendi.

Ajo nënvizoi faktin se 26% e familjeve shqiptare mbijetojnë falë të ardhurave nga jashtë, ndërsa qeveria vijon të mospërfillë nevojat e tyre reale.

”Ne duhet të ndryshojmë këtë situatë dhe të mbështesim shtresat në nevojë, përfshirë pensionistët, të cilët kanë kontribuar për këtë vend dhe meritojnë më shumë se një rritje simbolike që nuk i mbulon as nevojat minimale” ,-përfundoi Tabaku.

REAGIMI:

25 lekë në ditë është rritja e pensioneve që ka premtuar Qeveria për 750 mijë pensionistët duke nisur që nga fillimi i muajit Tetor. Cfarë mund të blejë një pensionist me 25 lekë në ditë shtesë? Cmimet janë rritur pothuajse 30%, duke nisur nga qumështi, djathi, perimet, vaji,orizi , sheqeri, cdo lloj cmimi gjatë 3-4 viteve të fundit është rritur deri në maksimumin 30% ndërkohë që rritja e Qeverisë ka qenë milimetrike. Cfarë mund të blejë një pensionist me këtë 25 leksh në ditë? Si mund t’ja dalë të mbijetojë në një vend ku cmimet e rritura përditë gllabërojnë pagat e të gjithë shqiptarëve? Kjo është dhe arsyeja kryesore se pse janë rritur të ardhurat nga emigracioni. Familjet shqiptare sot po varen nga të ardhurat e emigracionit. 26% e familjeve shqiptare sot jetojnë me të ardhurat e fëmijëve të tyre që janë jashtë. Përvec faktit shqetësues që nga 700 mijë pensionistë , në vitin e fundit kanë shkuar në 750 mijë e të rinjtë largohen.40% e forcës së punës sot është larguar.Qeveria e majtë socialiste krenohet e përmallohet me 25 lekë në ditë. Këtë situatë duhet të ndryshojmë ne. Këtë situatë, për të mbështetur të rinjtë që t’ja dalin këtu e për ta cuar atë te gjithë shtresa sociale e duke e cuar tek pensionistët që janë sot shtresa më e nënfinancuar.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button