Aktualitet dhe Lajme

Jemi zemërthyer/ Politikanë e gazetarë reagojnë për vdekjen e papritur të Artan Lames: Iku kur po notonte në pasionin e tij…

Share

Këtë të enjte, është ndarë nga jeta në moshën 58-vjeçare një nga figurat e njohura të jetës publike shqiptare Artan Lame.

Artan Lame, ndërroi jetë në një spital në Mynih të Gjermanisë, pas një ndërhyrje të vështirë në zemër.

Kolegë, miq e të afërm, kanë shprehur ngushëllimet për familjen Lame.

Reagimi i kryeministrit Edi Rama:

I pabesueshëm, po fatkeqësisht i vërtetë lajmi i befasishëm i ndarjes nga jeta të Artan Lames. Jam pa fjalë. Ngushëllime Mirelës, djalit të tyre dhe familjes e shokëve të përbashkët.

Reagimi i ministrit Taulant Balla:

Lamtumirë miku dhe shoku im i mirë Artan Lame.

Mimi Kodheli:

Lamtumirë Tan Lame. Jam pa fjalë dhe zemërthyer

Niko Peleshi:

Një humbje e madhe largimi nga jeta i Artan Lames. Një mik i mirë, një njeri me vlera dhe një kolonjar që e mbajti gjithmonë lart peshën e krenarisë dhe përulësisë së vendlindjes së tij.

Me ikjen e tij, Shqipëria humbi një intelektual, një shërbëtor të përkushtuar të shtetit dhe një historian të palodhur që e deshi të shkuarën jo thjesht për ta rrëfyer, por për ta kuptuar dhe për ta ndriçuar të ardhmen.

Artani ishte një mendje e kthjellët dhe një zë i veçantë i së vërtetës. Një misionar i historisë dhe besnik i trashëgimisë sonë kulturore. Humbja e tij prek të gjithë ata që besojnë në idealet e dijes, të shtetit dhe të dashurisë për vendin.

Mungesa e tij do të ndihet në çdo tryezë ku diskutohet me mendje e me zemër për të ardhmen e këtij vendi.

Une humba një mik të dashur!

Reagimi i gazetarit Blendi Fevziu:

Artan Lame, nje qytetar par exellence, nje historian i apasionuar, nje zyrtar model, nje njeri plot energji dhe deshire per jeten iku sot nga kjo bote ne moshen 58 vjecare. Iku kaq i ri, tamam atehere kur ishte duke notuar ne pasionin e tij kryesor, ngritjen e nje muzeu per medaljet dhe flamujt, pjese e koleksionit te tij te rralle e mahnites.

Kam kaq shume per te thene per te, por ne kete moment te pare shokues, mund te them vetem kaq. U prehsh ne paqe Artan. Familja humbi njeriu e dashur, ne mikun, por Shqiperia humbi nje nga dashnoret e fundit te historise dhe shkelqimit te saj.

Reagimi i deputetit Vullnet Sinaj:

Gjatë detyrës si drejtor i ALUIZNI-t dhe më tej i Kadastrës, Artan Lame trajtoi problemin delikat ose më mirë të them, një nga plagët e vjetra të shoqërisë shqiptare, çështjen e pronës.

Me qetësinë dhe dashamirësinë e tij u investua për të zgjidhur mjaft probleme të trashëguara, pa pretenduar se mund t’u jepte rrugë të gjithave.

Unë mbaj mend nga ai, dëshirën për t’ia dalë, vullnetin për reforma dhe fjalën e mirë në çdo komunikim.

Ngushëllime familjes, të afërmve dhe miqve për humbjen e parakohshme të të dashurit të tyre.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button