Aktualitet dhe Lajme

Jasir Asani shënon sërish në Ligën e Kampioneve të Azisë

Share

Jasir Asani vazhdon që të shënojë rregullisht me skuadrën e tij Guangju në Ligën e Kampionëve të Azisë. Anësori shqiptar ka shënuar nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 85-të të sfidës kundër Visel Kobes, duke çuar në 2-0 rezultatin e sfidës.

Japonezët kishin fituar me të njëjtin rezultat ndeshjen e parë dhe tashmë sfida ka shkuar në kohën shtesë.

Asani shënon edhe në minutat e fundit të kohës shtesë dhe kualifikon skuadrën e tij në turin tjetër të Ligës së Kampioneve të Azisë.

Ky ishte goli i 9-të që Asani shënon në Ligën e Kampioneve të Azisë në 9 ndeshje të luajtura në këtë turne.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button