Aktualitet dhe Lajme

Izraeli “ul armët”, i kërkon falje Libanit për ushtarët që i vrau

Share

Ushtria izraelite i kërkon falje Libanit pasi goditi gabimisht disa ushtarë të tyre në jug të vendit. Një ditë më parë Izraeli po kryente sulme kundër disa objektivave të Hezbollahut ndërsa në zonë janë gjendur 3 ushtarë libanez.

Izraeli tha se kishin si objektiv të sulmonin një kamion të Hebollahut që transportonte raketa dhe raketahedhëse. Në momentin e sulmit kamioni ka kaluar në një zonë që i përkiste ushtarëve libanez duke shkaktuar dhe vdekjen e 3 prej tyre.

Izraeli u përgjigj duke kërkuar falje dhe tha se nuk po lufton me ushtrinë e Libanit dhe se ushtarët e tij besonin se po shënjestronin një objektiv të grupit militant Hezbollahut, dhe se nuk kishin djeni që kamioni po kalonte në zonën e ushtrisë së Libanit.

“Ne nuk operojmë kundër ushtrisë libaneze dhe kërkojmë falje për këto rrethana të padëshiruara”, ka thënë Izraeli.

Ndërkohë, javën e kaluar Hezbollah ka lëshuar deklarata të forta duke thënë se po përgatiten fuqishëm për hakmarrjen e udhëheqësit kryesor të Gazës, Yahya Sinëar. Ndërkohë nga ana tjetër, Izraeli është zotuar ta zhdukë Hamasin dhe do kthejë pengjet që po mbahen nga grupi, ndërkaq Hamasi ka thënë se do të lirojë pengjet vetëm kur të arrihet një armëpushim afatgjatë dhe kur Izraeli të tërhiqet plotësisht nga Gaza dhe të lirojë të burgosurit palestinezë.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button