Aktualitet dhe Lajme
Izraeli sulmon kryeqytetin e Jemenit, dy të vrarë e pesë të plagosur

Sulmet ajrore izraelite kanë goditur sot kryeqytetin e Jemenit, Sanaa, si hakmarrje ndaj raketave të lëshuara nga militantët Huthi drejt territorit izraelit.
Sipas mediave të kontrolluara nga Huthit, dy persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur.
Ushtria izraelite tha se objektivat përfshinin një kompleks ushtarak ku ndodhet edhe pallati presidencial, dy termocentrale dhe një vendruajtje karburanti.
“Sulmet u kryen në përgjigje të sulmeve të përsëritura nga regjimi terrorist Huthi kundër Shtetit të Izraelit dhe civilëve të tij, duke përfshirë lëshimin e raketave tokë-tokë dhe UAV-ve drejt territorit izraelit në ditët e fundit”, tha ushtria izraelite në një deklaratë.