“Izraeli sapo nisi një luftë tokësore në Gaza”, ministri jordanez: Rezultati, katastrofë humanitare me përmasa epike

Share

Izraeli “ka nisur një luftë tokësore” në Rripin e Gazës dhe rezultati do të jetë një “katastrofë humanitare me përmasa epike”, tha Ministri i Jashtëm jordanez Ayman Safadi, raporton The times of Israel. 

Megjithatë, Izraeli nuk ka bërë një deklaratë të tillë. IDF tha se po shtonte sulmet e saj ajrore dhe se aktiviteti i forcave tokësore do të zgjerohej brenda natës.

Safadi i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar të mbështesë një rezolutë jordaneze të OKB-së që bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm, por nuk përmend Hamasin.

“Miliona do të shikojnë çdo votim. Historia do të gjykojë”, thotë Safadi.




Huazuar nga Albeu.com

Reklama
Back to top button