Izraeli miraton projektligjin, që propozon dënimin me vdekje për ata që konsiderohen terroristë

Share

Ligji duhet të kalojë edhe dy lexime, përpara se të bëhet i plotfuqishëm. Në të njëjtën seancë, Knesset miratoi leximin e parë të një projektligji tjetër, që lejon mbylljen e mediave të huaja pa miratimin e gjykatës

Parlamenti izraelit, Knesset, ka miratuar leximin e parë të një projektligji, që propozon dënimin me vdekje për personat që konsiderohen terroristë, duke vepruar kundër shtetit.

Ligji pritet të përdoret kryesisht ndaj palestinezëve të dënuar për sulme vdekjeprurëse ndaj izraelitëve.
Projektligji u mbështet me 39 vota pro dhe 16 kundër, në një parlament me 120 vende. Ministri i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, festoi duke shpërndarë ëmbëlsira pas miratimit të leximit të parë.

Ligji duhet të kalojë edhe dy lexime, përpara se të bëhet i plotfuqishëm. Në të njëjtën seancë, Knesset miratoi leximin e parë të një projektligji tjetër, që lejon mbylljen e mediave të huaja, pa miratimin e gjykatës, raporton BBC.

Dënimi me vdekje në Izrael ekziston për disa krime të rralla, por është përdorur vetëm dy herë që nga viti 1948. Amendamenti u propozua nga partia Jewish Power për të krijuar një “efekt të fuqishëm parandaluese ndaj terrorizmit”.

Autoriteti Palestinez e quajti ligjin një “formë të re të ekstremizmit dhe kriminalitetit izraelit kundër popullit palestinez”.

Ligji mund të shkaktojë përjashtim të padrejtë, pasi parashikon dënim të mundshëm me vdekje vetëm për sulmet e kryera nga palestinezët, jo nga izraelitët hebrenj.


starnews.al

Reklama
Back to top button