Izraeli bombardon Gazën, të paktën 17 të vrarë ditën e sotme

Share

Agjencia e mbrojtjes civile e Gazës ka njoftuar se të paktën 17 persona kanë humbur jetën sot nga sulmet izraelite, ndërsa ushtria intesifikoi bombardimet e saj në qytet.

Mes viktimave janë 6 civilë, të cilët ishin duke pritur për ndihma humanitare, deklaroi zëdhënësi i mbrojtjes civile, Mahmud Bassal.

“Forcat pushtuese izraelite po intensifikojnë bastisjet e tyre në zonën Zeitun të qytetit të Gazës”, tha ai.

Ushtria izraelite ende nuk ka komentuar për ngjarjen.

“Për të katërtën ditë radhazi, zona ka qenë subjekt i një operacioni ushtarak, duke rezultuar në vdekje dhe plagosje të shumta”, tha Bassal.

“Që nga agimi i sotëm, kemi marrë 28 telefonata nga familjet dhe banorët e kësaj lagjeje, disa prej fëmijëve të të cilëve janë vrarë.

“Shumë njerëz nuk mund të largohen nga këto zona për shkak të zjarrit të artilerisë”, shtoi zëdhënësi.




Huazuar nga albeu.com

Reklama
Back to top button