Aktualitet dhe Lajme
Italia shpall 5 ditë zie kombëtare për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut

Qeveria Italiane, ka shpallur pesë ditë zie kombëtare pas vdekjes së Papa Françeskut.
Zia do të zgjasë deri të shtunën, kur varrimi i Papës së ndjerë do të bëhet jashtë Bazilikës së Shën Pjetrit.
Imazhet e Papës në një arkivol të hapur janë publikuar nga Vatikani, ndërsa trupi i tij do të zhvendoset në Bazilikën e Shën Pjetrit për zi publike të mërkurën.
Katolikët në mbarë botën, vazhdojnë të mbajnë zi për vdekjen e papës.
Në Vatikan, ka një fluks të vazhdueshëm njerëzish që vizitojnë kishën ku pritet të prehet Papa.