Aktualitet dhe Lajme

Italia në formë jo të mirë para Europianit, barazim ndaj Turqisë

Share

Italia ka barazuar 0-0 në miqësoren e luajtur ndaj Turqisë, në Bologna. Në pjesën e parë pati një dominim të lehtë në mbajtjen e topin nga skuadra “Axurre”, por pa rezultat.

Në pjesën e dytë, turqit provuan të rrezikonin portën kundërshtare dhe ia dolën disa herë të “kërcënonin” seriozisht.

Trajneri i italianëve, Spalleti bëri disa ndryshime në këtë ndeshje, duke i dhënë mundësinë të luajnë disa lojtare që nuk kanë patur shumë mundësi të tregojnë veten.

Ky ishte testi i parë miqësor për Italinë (ndeshja tjetër është me Bosnjën), përpara ndeshjes së parë të Europianit, atë ndaj Shqipërisë.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button