Aktualitet dhe Lajme
Ish-parku i automjeteve në Lushnje përfshihet nga flakët, tre autobusë janë shkrumbuar tërësisht, ndërsa…

Në orët e para të mëngjesit të sotëm rreth orës 3.45 minuta, një zjarr i rënë në ish-parkun e mjeteve në Lushnje, ka shkrumbuar 4 autobusë të parkuar.
Tre prej tyre janë shkrumbuar tërësisht, ndërsa një është djegur pjesërisht dhe është shpëtuar nga ndërhyrja e zjarrfikësve.
Në ndihmë të situatës kanë mbërritur dhe zjarrfikës të Divjakës dhe Fierit.
Me urgjencë janë njoftuar drejtuesit e tjerë të autobusëve që kanë hequr mjetet, për të mos u përfshirë nga zjarri.
Policia në vendngjarje dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit me dëme të mëdha ekonomike.
Pritet ekspertiza e zjarrfikësve dhe grupit hetimor për të zbardhur shkaqet e rënies së zjarrit.