Ish-ministri i Albin Kurtit emërohet drejtor në Portin e Durrësit

Share

Liburn Aliu do të drejtojë Portin e Durrësit, ndërsa Kreshnik Bajraktarin do e çojnë tek DPSHTRR.  
Ish-ministri i Infrastrukturës së Kosovës Liburn Aliu është emëruar drejtor i Portit të Durrësit. Lajmin e konfirmoi ministrja Mirela Kumbaro, e cila thotë Durrësi është porta e përbashkët drejt Adriatikut si për Shqipërinë dhe Kosovën.

“Nuk mund të kishte zgjedhje më të mirë për ta mishëruar këtë vizion e ndjesi, se sa Liburni, një atdhetar dhe funksionar i sprovuar publik”, shkruan ndër të tjera Kumbaro.

Por ajo që nuk po kuptohet është se përse ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro Furxhiu e fshiu postimin disa minuta pasi e publikoi në faqen e saj në Facebook.

Ndërkohë, Kreshnik Bajraktari që aktualisht drejton Portin e Durrësit pritet t’i besohet drejtimi i DPSHTRR. Liburn Aliu dha dorëheqje më 27 gusht të këtij viti nga qeveria e Albin Kurtit, vetëm një ditë pasi Dimal Basha u zgjodh Kryetar i Parlamentit. Aliu theksoi se zgjedhja e Bashës ishte arsyeja kryesore e dorëheqjes së tij.


Start News

Reklama
Back to top button