Aktualitet dhe Lajme

Ish-kryeministri Berisha për Inceneratorin e Tiranës: U harxhuan 130 mln euro e nuk gjendet asnjë gjurmë, Lubi Balluku kishte detyrën të mbikqyrte punimet

Share

Ditën e sotme, në një takim në një fasoneri në Durrës, ish-kryeministri i vendit Sali Berisha, shprehu akuzat e tij ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku.

Ai tha se Balluku ka pasur detyrën të mbikqyrë ndërtimin çdo muaj për inceneratorin e Tiranës, për të cilin sipas tij u harxhuan 130 milionë euro për të mos u lënë asnjë gjurmë.

Sipas tij, Balluku nuk ka raportuar dhe paratë janë dhënë me ndërtimin që nuk ndodhte më pas.

“Djegës i Tiranës, u harxhuan 130 mln euro e të mos gjendet asnjë gjurmë. Belinda Balluku, siç i them unë Lubi Balluku sepse ashtu e meriton, ka pasur detyrën të mbikqyrë ndërtimi çdo muaj. Ajo nuk raportonte dhe paratë jepeshin e ndërtimi nuk ndodhte sepse ajo e dinte që paratë i marte Edi Rama”, tha Berisha.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button