Aktualitet dhe Lajme

Ish-drejtori i burgjeve thirret në SPAK! Agim Ismailaj është marrë në pyetje për hakerimin e dosjeve të prokurorisë së posaçme

Share

Ish drejtori i përgjithshëm i burgjeve Agim Ismailaj është pyetur nga SPAK, mbasi është zbuluar se ish funksionari është një nga personat që i janë dërguar dosjet e hakeruara nga SPAK.

Burimet e sigurta i thanë TCH se rezulton që emri i ish funksionarit në listë me mëse 72 dëshmitarë u gjet në telefonat e dy të arrestuarve Zambak Gjoni dhe Arnold Rrokaj, nën hetim për nxjerrje të akteve sekrete, ndërhyrje në sistemet kompjuterike dhe grup kriminal.

Por dëshmia e Ismailaj konsiderohet sekret dhe siç tregojnë anëtarë të grupit të hetimit edhe ai ka firmosur procesverbal për mos shpërndarjen e të dhënave që ju përcollën përmes WhatsApp

Agim Ismailaj është pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni. Siç bëjnë me dije burimet pranë SPAK ka gjithashtu një listë emrash që rezultojnë se ish drejtori i burgut të Vlorës mbasi kishte marrë të dhënat nga hakeruesi Rrokaj ua ka shpërndarë dosjet.

Dy ju përkasin dy ish funksionarëve të lartë nën hetim për korrupsion dhe shpërdorim detyre dhe një e tretë është ndaj Klodjan Allajbeut nën procedim për evazion fiskal. SPAK ka njoftuar se hakeruesi shfrytëzoi pasuwordet e dobëta të tre prokurorëve dhe hyri në e-mailet e tyre, ndërsa garanton se nuk është prekur sistemi

Dy të arrestuarit insistojnë se nuk ka grup kriminal dhe se askush nuk është pas tyre.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button